Lidhje

Paul Wolfowitz: dhuna e fundit në Irak është vepër e “armiqëve të demokracisë - 2004-04-24


Zëvendës sekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz tha se dhuna e fundit në Irak është vepër e “armiqëve të demokracisë” të cilët po përpiqen të ndalin kalimin e sovranitetit dhe të minojnë përparimin e bërë drejt vetëqeverisjes në Irak. Shtetet e Bashkuara tha zoti Wolfowitz duhet të tregojnë qartë në këtë periudhë se vendosmëria për t’i dhënë lirinë popullit irakian është e patundur.

Një vendosmëri e tillë do të ketë ndikim edhe përtej Irakut. Siç tha zoti Wolfowitz “Iraku do të bëhet një shembull i fuqishëm për popullin iranian i cili po përkon një qeveri më të mirë nga udhëheqësit e tij. Në se hedhin vështrimin shumë pranë tyre, arabët myslimanë shiit janë tani të lirë dhe ata do të kërkojnë të njëjtën gjë”.

Zoti Wolfowitz tha se më 1 korrik të vitit 2004 se “Iraku do të qeveriset nga vetë irakianët”. Por kjo datë, tha ai, është vetëm hapi i parë në procesin e ndërtimit të një vetqeverisjeje përfaqësuese në Irak: “Kjo do të pasohet nga zgjedhjet për të krijuar një qeveri tranzicioni në janar të vitit 2005. Më lejoni të theksojë fjalën “zgjedhje”, pra ajo do të jetë një qeveri jo e emëruar nga amerikanët, jo e negociuar nga ambasadori i Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi, por e zgjedhur tërësisht nga irakianët, vitin e ardhshëm. Kjo qeveri më pas do të zëvendësohet nga një qeveri e zgjedhur sipas një kushtetute në fund të vitit 2005”, tha zoti Wolfowitz.

Nënsekretari i mbrojtjes tha se struktura e qeverisë irakiane do të lihet të vendoset nga vetë populli i Irakut: “Amerikanët, të gjithë njerëzit, duhet ta kuptojnë se demokracia nuk garanton rezultate specifike; ajo parashtron ide për debate”, tha zoti Wolfowitz.

Por hapat që kanë ndërmarrë irakianët tha nënsekretari i mbrojtjes, sugjerojnë se nuk do të krijojnë një teokraci islamike si në Iranin fqinj:

“Kohët e fundit, në provincën me shumicë shiite të Diyalas në jug të Irakut, 17 qytete zhvilluan zgjedhjet lokale duke përdorur triskat e ushqimeve në vend të listave të votimeve. Këto ishin zgjedhjet e para të lira. Dhe në pothuajse të gjitha rastet çdo grup i pavarur ose jofetar fitoi ndaj islamistëve”.

Një irakian shiit i cili mbështet stilin iranian të teokracisë në pushtet është ekstremisti Moktada al-Sadër. Ai akuzohet për vrasjen në prill të vitit 2003 të ajatollahut Abdul Majid al-Khoei. Por shumica e vëzhguesve thonë se Sadr ka pak mbështetje në komunitetin shi’it të Irakut.

//ze//

XS
SM
MD
LG