Lidhje

Zyra e OKB-së në Kosovë ektstradon në Maqedoni dy persona - 2004-04-29


Autoritetet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë ekstraduar në Maqedoni dy persona të dënuar në mungesë për akte terroriste.

Ministria e Brendëshme e Maqedonisë njoftoi dje se Xhemail Iseni, i njohur edhe si Jamie Shea, dhe Jakup Avdilj, i njohur si Çakalli, u dërguan në një qendër izolimi të Maqedonisë sot paradite.

Të dy këta persona u gjetën fajtorë për sulmet me bomba në Maqedoni, të paktën një prej të cilëve në qytetin e Kumanovës. Xhemail Iseni është dënuar me 7 vjet burgim për këto shpërthime, si dhe me 10 vjet burgim për vrasje. Ai u arrestua në Kosovë në dhjetor të vitit 2003.

Jakup Avdili iu dorëzua forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë në janar të këtij viti. Agjencia maqedone e lajmeve Makfax bën të ditur gjithashtu se ai është dënuar me 7 vjet burgim.// lk //

XS
SM
MD
LG