Shumë njerëz në Hong Kong e kanë shprehur në mënyrë krejtësisht të qartë dëshirën e tyre për demokraci. Mes rrugëve të tjera, ata kanë përdorur demonstrata masive për t’i bërë të njohura pikëpamjet e tyre. Ata kërkojnë që t’u dëgjohet zëri lidhur me ritmin e reformës elektorale, përfshirë zgjedhjen me vota të drejtpërdrejta të kreut ekzekutiv të Hong Kongut në vitin 2007 dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Legjislativ në vitin 2008.
Por më 26 prill, duke ushtruar autoritetin e saj në bazë të Ligjit Baz të Hong Kongut, kryesia e Asamblesë Kombëtare të Kinës vendosi kundër zhvillimit të zgjedhjeve të prëgjithshme për kreun ekzekutiv të territorit në vitin 2007 si edhe kundër zgjedhjes me vota të drejtpërdrejta të anëtarëve të Këshillit Legjislativ një vit më pas.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, tha se ky vendim bie ndesh me dëshirat e shprehura të popullit të Hong Kongut:“Siç kemi deklaruar edhe më parë, tha zoti Boucher, Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën elektorale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Hong Kong në përputhje me objektivat e Ligjit Bazë. Populli i Hong Kongut ka dalë tri herë nëpër rrugë për të shprehur mbështetjen e tij për këto objektiva.”
Sipas Ligjit Bazë, Hong Kongu është një rajon i veçantë administrativ i Kinës me një shkallë të lartë autonomie. Aktualisht, kreu ekzekutiv zgjidhet nga një komision prej 800 anëtarësh. 24 nga 50 anëtarët e Këshillit Legjislativ të territorit zgjidhen me vota të drejtpërdrejta, por ku numër do të rritet në 30 në zgjedhjet e planifikuar për në shtator. Ligjvënësit e tjerë emrohen nga grupe afariste, profesionale, qytetare dhe politike.
Sipas nenit 68 të Ligjit Bazë të Hong Kongut, ovjektivi përfundimtar është zgjedhja e të gjithë anëtarëve të Këshillit Legjislativ me vota të drejtpërdrejta. Shumë veprimtarë pro demokracisë thonë se edhe kreu ekzekutiv duhet të zgjidhet në këtë mënyrë.
Është diçka krejtësisht elementare, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, që dëshirat e popullit të Hong Kongut mund të merren parasysh dhe duhet të merren paraysh kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij:“Shtetet e Bashkuara, theksoi zoti Bauçer, mendojnë se aspiratave të popullit të Hong Kongut duhet t’u jepet përparësi në përcaktimin e ritmit dhe përmasave të procesit të demokratizimit në Hong Kong. Besueshmëria ndërkombëtare për Hong Kongun mbështetet në shtetin e tij ligjor dhe në shkallën e lartë të autonomisë që gëzon.
Siç tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott Maklellan, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin reformat demokratike siç janë përcaktuar në Ligjin Bazë të Hong Kongut.