Lidhje

Polonia dhe e ardhmja e saj në B.E. - 2004-05-03


Polonia, me 38 milion banorë, është vendi më i madh prej 10 vendeve që u anëtarësuan më 1 maj në Bashkimin Evropian. Nga disa aspekte, Polonia ka gjithashtu problemet më të mëdha ekonomike mes anëtarëve të rinj, por në të njëjtën kohë ajo ofron më shumë premtime.

Për bizneset e mëdha që varen shumë nga eksportet, Bashkimi Evropian hap portat e mundësisë, të tregëtisë ndërkombëtare dhe të standarteve më të larta. Ky është vletrësimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Dhomës së Tregëtisë të Polonisë, Marek Kloczko.

“Ato kompani që mbështeteshin në eksporte janë shumë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse për ta krijohen tregje më të mëdha, financa më të lehta, standarte të përbashkëta të Bashkimit Evropian, të cilat mund të krijojnë lehtësira për hyrje në tregje të treta ndërkombëtare. Kemi prodhues të mëdhenj të pjesëve të automobilëve, disa prodhues mobiljesh si dhe prodhues pulash e gjela deti.”

Por për disa biznese më të vogla dhe të mesme, të cilat përqëndrohen në tregun lokal, gjendja është krejt ndryshe. Zoti Kloczko thotë se këto biznese nuk janë mjaft moderne për t’u përshtatur dhe do ta kenë të vështirë të konkurojnë me kompanitë e huaja që do të vijnë në Poloni.

Megjithë optimizmin e shprehur nga disa udhëheqës afaristë, Polonia vazhdon të përballet me papunësi të lartë, mes 18 deri 20 përqind, më e larta mes 10 anëtareve të reja në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që zhvillimi ekonomik i Polonisë ka marrë hov kohët e fundit, zoti Kloczko thotë se do të duhen disa vjet që gjërat të përmirësohen.

Ndërkohë që antarësia në Bashkimin Evropian ofron premtime, ajo ka shkaktuar gjithashtu disa shqetësime mes polakëve. Jacek Kucharczyk është nën-drejtor i Institutit të Varshavës për Çështjet Publike, i cili mbikqyr opinionin publik.

“Papunësia vazhdon të jetë problemi numër 1 për shumicën e polakëve. Edhe ata që punojnë shpesh shqetësohen se sa të qëndrueshme janë vendet e tyre të punës. Pra kjo me siguri që është problem. Një numër i madh njerzish mendojnë se integrimi evropian në vitet e para mund ta bëjë gjendjen edhe më të vështirë.”

Greg Piorterek, inxhinjer në moshën 51 vjeçare, është një prej atyre njerzve që shqetësohen. Ai fajëson Bashkimin Evropian, bashkë me globalizimin, për shumë prej problemeve të vendit të tij.

“Bashkimi Evropian nuk është një marrëveshje e mirë për Poloninë sepse neve kemi një marrëveshje 10 vjeçare me Bashkimin dhe ne humbasim 70 përqind të industrisë, 90 përqind të bankave, ne kemi një papunësi prej 20 përqind dhe njerzit janë shumë të varfër. Mua nuk më përlen globalizimi. Nuk më pëlqen sepse nuk ndihmon popullin polak.”

Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin specializohet në Evropën Lindore dhe Qëndrore. Presidenti i bankës, Jean Lemierre thotë se ndryshimet ekonomike shpesh janë të vështira.

“Në Poloni dhe në të gjitha vendet e Evropës Qëndrore njerëzit kanë qënë të palodhur. Ata kanë punuar dhe kanë arritur shumë, megjithëse nuk ka qënë e lehtë. Shpresojmë që ndryshimi i fundit do të krijojë standarte më të mira jetese, por krijon edhe humbje të vendeve të punës. Dhe kjo ka ndodhur. Por në se njerzit vazhdojnë të punojnë shumë, veçanërisht duke zbatuar disa reforma, suksesi do të jetë i vërtetë.”

Bujqit e Polonisë, shumë prej të cilëve prodhojnë në nivelim më të ulët të jetesës, janë të rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Në bujqësi punojnë më shumë se 4 milion njerëz, rreth 25 përqind e fuqisë punëtore të Polonisë, megjithëse bujqit përbëjnë një pjesë të vogël të ekonomisë kur prodhimi i tyre shndërohet në fonde.

Tani që Polonia është pjesë e një tregu më të madh, mallrat e fermave të saj të vogla mund të dëmtohen nga prodhuesit e mëdhenj ndërkombëtarë. Analistët thonë se bujqit e vegjël mund të shndërrohen në një problem shoqëror dhe politik në Poloni, tani që ky vend është pjesë e Bashkimit Evropian.//ii

XS
SM
MD
LG