Një gjykatë turke ngriti padi ndaj 9 personave në lidhje me një komplot për të kryer një sulm me bombë gjatë takimit të muajit të ardhshëm të nivelit të lartë të Natos në Stamboll.
Gjykata akuzoi të hënën nëntë të dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë të paligjshme. Ata janë mes 16 personave të ndaluar të enjten në krahinën veriperëndimore Bursa.
Autoritetet turke thonë se mendohet se 16 të arrestuarit janë anëtarë të grupit Ansar al-Islami, një organizatë terroriste që vepron në Irakun verior dhe mendohet se ka lidhje me al-Kaidën.
Nëntë persona të tjerë u arrestuarn gjatë bastisjeve të njokohshme në Stamboll, por ata u liruan të hënën pa u akuzuar zyrtarisht.
Guvernatori i krahinës Bursa thas e celula në rajonin e tij kishte planifikuar edhe një sulm kundër një sinagoge si edhe vjedhjen e një banke për të siguruar fonde për operacionet e saj.
Turqi: zbulohet një komplot për të sulmuar takimin e Natos në Stamboll Një gjykatë turke ngriti padi ndaj 9 personave në lidhje me një komplot për të kryer një sulm me bombë gjatë takimit të muajit të ardhshëm të nivelit të lartë të Natos në Stamboll. Gjykata akuzoi të hënën nëntë të dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë të paligjshme. Ata janë mes 16 personave të ndaluar të enjten në krahinën veriperëndimore Bursa.
Autoritetet turke thonë se mendohet se 16 të arrestuarit janë anëtarë të grupit Ansar al-Islami, një organizatë terroriste që vepron në Irakun verior dhe mendohet se ka lidhje me al-Kaidën.
Nëntë persona të tjerë u arrestuarn gjatë bastisjeve të njokohshme në Stamboll, por ata u liruan të hënën pa u akuzuar zyrtarisht.
Guvernatori i krahinës Bursa thas e celula në rajonin e tij kishte planifikuar edhe një sulm kundër një sinagoge si edhe vjedhjen e një banke për të siguruar fonde për operacionet e saj.
Gjatë bastisjeve, policia turke sekuestroi edhe armë, lëndë plasëse, si edhe material e udhëzime kompjuterike për ndërtimin e bombave.
Në Bruksel, një zëdhënës i NATO-s tha se alenca ka besim të plotë në aftësinë e autoriteteve turke për të garantuar sigurinë për takimin e nivelit të lartë dhe se ajo nuk po shqyrton mundësinë e mbajtjes së takimit në një qytet tjetër. Presidenti Bush është mes udhëheqësve të aleancës që pritet të marrin pjesë në takim. .
Në Bruksel, një zëdhënës i NATO-s tha se alenca ka besim të plotë në aftësinë e autoriteteve turke për të garantuar sigurinë për takimin e nivelit të lartë dhe se ajo nuk po shqyrton mundësinë e mbajtjes së takimit në një qytet tjetër. Presidenti Bush është mes udhëheqësve të aleancës që pritet të marrin pjesë në takim.