Lidhje

Si trashëgohet dashuria e nënave nga njëri brez tek tjetri - 2004-05-09


Me këshilla të përditshme si ”vish një triko, është ftohtë përjashta,” e deri tek konceptet jetësore si përshembull, një njeri mund të arrestohet, por jo ideja e tij, nënat ndikojnë jetën tonë. Dashuria e nënave si dhe fjalët e urta trashgohen nga një brez në tjetrin. Sikurse na njeh korrespondentja, Faiza Elmasry, shkrimtari dhe filozofi i fesë Budiste Taro Gold, ka krijuar një koleksion të punës së tij një vjeçare duke mbledhur thënie të nënave nga Lindja në Perëndim.

Toro Gold, është magjepsur nga fjalët e urta që në moshë të vogël. Në ditaret që nëna e tij i dhuronte çdo vit të ri, ai mbante shenim mendime dhe thënie që dëgjonte nga nëna, mësuesi apo që lexonte. Nga ky thesar i vjetër, filozofi përzgjodhi 365 citate dhe i boti në librin...The Tao of Mom ...The Wisdom of Mothers From East to West, Fjalët e urta të nënave nga Lindja në Perëndim.

”Tao është një fjalë kineze që do të thotë, rrugë ose shteg. Gjithashtu përsonifikon mësimin e urtësisë. Dhe kjo është arsyeja që zgjeodha këtë titull për librin, sepse nënat tona janë mësuesit tanë të parë.”

Taro Gold ka kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë në Azinë Lindore, dhe Lindja dhe Perëndimi është një temë mbizotëruese në librin e tij. Thëniet që ka grumbulluar autori përfshijnë gra të famshme si fituesja e çmimit Nobel, Marie Curie apo veprimtarja e të drejtave të njeriut, Coretta Scott King. Por gjithashtu ai ka huazuar thënie nga gra jo edhe aq të njohura si një kushërirë të Budës dhe gjyshen e tij. Autorit në mënyrë të veçantë i pëlqen thënia nga ish kryeministrja pakistaneze Benazir Bhuto: ”Një person mund të burgoset, por jo idea e tij”. Një përson mund të emigrojë por idea e tij jo. Një person mund të vritet por idea e tij jo.

Gjithashtu edhe filozofia e Nënë Terezës, e cila ia përkushtoi jetën ndihmës për njerëzit në nevojë, zë një vend kryesor në librin e Taro Gold.

”Thënia që më pëlqen më shumë nga Nënë Tereza është, ” Gjithmonë ndihmo të tjerët dhe bëj që ata të ndihen më mirë”. Ky është me të vërtetë shpirti i dhembshur që materializoi egzistencën e saj, dhe që më ka prekur mua thellësisht. Kuptimi është se kur ne e hapim shpirtin tonë dhe ndiejmë dhembshuri për të tjerët, në të vërtetë ne po fitojmë më shumë sesa ata njerëz që po ndihmojmë. Mendoj se Nënë Tereza ishte shembulli perfekt i kësaj dhembshurie”.

Zoti Gold thotë se thëniet më mbreslënëse për të janë ato që dëgjoi gjatë kohës së fëmijërisë. Por gjithashtu mes thënieve të 140 grave që autori ka futur në libër, janë edhe ato të nënave që rritën fëmijë të adaptuar, por që ndikuan në gjeneratat më pas.

”Një thënie e preferuar vjen nga drejtuesja e programit televiziv për problemet sociale, Oprah Winfrey, e cila nuk është nënë. Ajo tha se kushti më i vogël për të qënë nënë, është të lindësh fëmijë. Unë e besoj këtë gjë sepse shpirti i nënës është edukimi dhe këshillimi i fëmijëve, dhembshuria, ndihmesa dhe ndikimi për të bërë botën një vend më të mirë për të gjithë. Për mua kjo shprehje jep kuptimin e plotë të nënës, pavarësisht nëse ka fëmijë apo jo.”

Toro Gold thotë se ishte e pamundur për të kompletuar punën e tij pa futur në libër edhe shprehje të nënës së tij, Carol Holladay.

”Kur pashë librin, qava. Janë disa thënie të miat që në të vërtetë nuk e dija që ai do t’u kishte kushtuar rëndësi për t’i mbajtur mend. Përshembull shprehja...Edhe më i dituri dikur ka qënë fillestar..gjithmonë përdorja këtë shprehje. Është edhe një tjetër. Nëse nuk të ka pëlqyer në fillim nuk do të pëlqejë as pastaj.

Zonja Holladay thotë se e ka për nder që thëniet e saj janë përfshirë në librin, ”The Tao of Mom”, së bashku me citate të tjera të mëdha të të gjitha kohërave. Ajo thotë se ky libër është dhurata më e mirë që djali i saj i ka dhuruar ndonjëherë me rastin e festës së nënës.

XS
SM
MD
LG