Lidhje

Afrika e Jugut, organizatorja e kampionatit botëror të futbollit për vitin 2010 - 2004-05-15


Afrika e Jugut po feston lajmet se do të bëhet vendi i parë afrikan ku do të zhvillohet kampionati botëror i futbollit.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, e mori këtë vendim me 14 vota në favor dhe 10 kundër. Finalistët në garën për organizimin e kompianatit të vitit 2010 ishin Afrika e Jugut dhe Maroku.

Këtë vit, FIFA pranoi kërkesa vetëm nga vendet afrikane, pasi vendosi që kompianati botëror i futbollit do të zhvillohet me radhë në të gjitha kontinentet. Pas njoftimit të sotëm, afrikanojugorët dolën nëpër rrugë duke kërcyer, kënduar dhe valvitur flamurë. Presidenti Thabo Mbeki u bashkua me turmën festive në kryeqytetin Pretoria.

//rd//

XS
SM
MD
LG