Princi trashëgimtar Felipe i Spanjës u martua të shtunën me një ish- korrespondente televizioni, në martesën e parë mbretërore me një spanjolle në 100 vjet.
Princi Filipe dhe Letizia Ortiz u martuan në katedralen Almudena të Madridit. Në ceremoninë e martesës morën pjesë një mijë e 600 të ftuar dhe personalitete.
Mijëra spanjollë dolën nëpër rrugët e kryeqytetit për të parë çiftin mbretëror ndërkohë që po largohej në një Rolls Toyce të blinduar. Ceremonia e martesës u ndoq nga më shumë se një miliard teleshikues nga e gjithë bota.
Zonja Ortiz mori titullin Princesha Letizia e Asturias. Ajo është gruaja e parë nga një familje e thjeshtë në 500 vjet që vihet në pozitë për t’u bërë mbretëresha e Spanjës. //kk//