Lidhje

Shqipëri: Arrestohet biznesmeni Albert Xhani, president i klubit “Partizani” - 2004-05-30


Në Shqipëri, prokuroria arrestoi të dielën pas një vendimi të marrë nga gjykata, Albert Xhanin, një biznesmen i njohur, i cili është njëkohësisht president i klubit të futbollit Partizani në kryeqytet. Xhani akuzohet për tjetërsim pasurie.

Kjo akuzë lidhet me veprimtarinë e tij tregtare të disa viteve më parë, kur ai i shiti ish-kompanisë piramidale Vefa disa objekte, të cilat i kishte blerë gjatë procesit të privatizimit. Sipas akuzës, ky veprim i cilësuar si tjetërsim pasurie, kap një shifër prej disa milionë dollarësh, të cilat konsiderohen si dëm ndaj kreditorëve të ish kompanisë Vefa.

Zoti Xhani akuzohet edhe për shpërdorim detyre, një akuzë e cila nuk është qartësuar ende pasi Xhani nuk ka mbajtur detyra shtetërore.

Disa javë më parë, drejtësia shqiptare arrestoi presidentin e klubit të futbollit Dinamo, Mihal Papajorgji, një tjetër personazh i njohur i botës së biznesit. Ai akuzohet për shmangie të detyrimeve fiskale. Zoti Papajorgji u lirua me kusht pasi pagoi një garanci prej një milion dollarësh.

XS
SM
MD
LG