Lidhje

Në Shqipëri shpallet i pafajshëm ish shefi i shërbimeve sekrete - 2004-06-01


Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm ish shefin e shërbimeve sekrete shqiptare Fatos Klosi, i akuzuar për shpërdorim detyre, lidhur me veprimtarinë financiare të institucionit që ai drejtonte.

Një seancë më parë prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me një milion lekë gjobë, por kjo kërkesë nuk u morr parasysh nga trupi gjykues.

Zoti Klosi u denoncua në prokurori nga kryeministri Fatos Nano dy vjet me parë pasi kishte mundur fillimisht ta shkarkonte nga detyra. Ish shefi i shërbimit sekret shqiptar u bë object edhe i një hetimi parlamentar të drejtuar nga opozita e cila e bënte atë përgjegjës edhe për vrasjen e ish deputetit të partisë demokratike Azem Hajdari.

Zoti Klosi u gjet përballë sulmeve politike edhe të një pjese të socialistëve për shkak të një konflikti me kryeministrin Fatos Nano. Aktualisht ai është anëtar i partisë socialiste dhe pjestar në forumet drejtuese të degës së Tiranës. Edhe procesin e hapur nga prokuroria ndaj tij ai e ka cilësuar si të frymëzuar nga kryeministri Nano.

XS
SM
MD
LG