Lidhje

Zyrtarët amerikanë: Politikani irakian Çalabi i tregoi Iranit se zbulimi amerikan kishte deshifruar kodin sekret të Iranit - 2004-06-02


Zyrtarët amerikanë thonë se politikani irakian, Ahmad Çalabi, i tregoi Iranit se zbulimi amerikan kishte arritur të deshifronte kodin sekret të Iranit dhe po lexonte të gjitha ndërlidhjet e spiunazhit të këtij vendi. Lajmet citojnë zyrtarët amerikanë të kenë thënë se zoti Çalabi e kishte dekonspiruar opeacionin amerikan të deshifrimit të kodit, gjatë një takimi me një agjet të spiunazhit iranian.

Nxjerrja e këtij sekreti e pakëson dukshëm mundësinë e Washingtonit për të grumbulluar informata sekrete rreth Iranit. Ky njoftim, sipas lajmeve, shpjegon vendimin e administratës së Presidentit Bush për t’u ndarë nga zoti Çalabi, një ish i mërguar që u kthye në Irak me përkrahjen e amerikanëve dhe u bë anëtar i Këshillit tashmë të shpërbërë Qeverisës të Irakut.

Si Irani ashtu edhe zoti Çalabi i kanë hedhur poshtë akuzat. //az//

XS
SM
MD
LG