Presidenti Bush shkon sot në Francë, pas një takimi në Romë me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni.
Pas takimit, të dy udhëheqësit kanë në plan të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.
Dje, presidenti Bush u takua me Papën Gjon Palin e Dytë në Vatikan. Papa i bëri thirrje zotit Bush të sigurojë një kalim të shpejtë të sovranitetit në Irak me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar dhe të Kombeve të Bashkuara. Papa tha gjithashtu se ishte tronditur shumë nga ngjarrjet e fundit në Irak.
Pas vizitës në Vatikan, presidenti vuri një kurorë me lule tek Shpellat Ardeatine për nder të 335 italianëve, që u masakruan nga nazistët gjatë luftës. Presidenti Bush e përfundoi ditën e parë të turneut të tij në Evropë me një darkë me kryeministrin italian Berluskoni.
Po dje më parë, mijëra demonstrues marshuan nëpër rrugët e Romës në shenjë proteste kundër luftës në Irak. Helikopterët fluturonin mbi qytet dhe autoritetet dislokuan rreth 10 mijë policë në kryeqytet për shkak të shqetësimeve se protestuesit do të përpiqeshin të ndërprisnin vizitën e presidentit amerikan. Por u njoftuan vetëm incidente të vogla.
Pasi të mbrrijë sot në Francë, presidenti Bush do të takohet me presidentin Zhak Shirak, me shpresë që të ngrohë marrëdhëniet dy palëshe për shkak të luftës në Irak.
Nesër, presidenti Bush do të jetë mes 17 kryetarë shtetesh dhe qeverish, që do të marrin pjesë në ceremonitë në Normandi me rastin e 60 vjetorin të zbarkimit të forcave aleate për të çliruar Evropën nga forcat naziste.
//ze//