Lidhje

Eksplorimi i Marsit - 2004-06-05


Agjencia amerikane e hapësirës, Nasa, po dërgon njërin prej eksploruesve të saj marsianë në një udhëtim të vështirë brenda një krateri vullkanik, me shpresë se do të gjejë gjurmë të tjera uji.

Nasa thotë se formacionet shkëmbore brenda kraterit të emërtuar Endurancer, të madhësisë së një stadiumi futbolli, mund të përmbajnë të dhëna të reja rreth ekzistencës në të kaluarën të ujit në planetin e kuq. Shkencëtarët e agjencisë thonë se një mjedis me ujë mund të ketë qenë i përshtatshëm për jetën në mars.

Formacioni i terrenit ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për shkak se shtresat shkëmbore në atë zonë janë më të trasha dhe më të vjetra sesa ato të studiuara më parë nga dy eksploruesit e Nasës, që nga arritja e tyre në mars në fillim të këtij viti. Gjatë eksplirimit të një krateri tjetër, njëri prej eksploruesve gjeti përbërje shkëmbore dhe rezerva minerale që lënë të kuptohet se në të kaluarën atje ka ekzistuar ujë i kripur.

//rd//

XS
SM
MD
LG