Lidhje

Presidenti Bush takohet me udhëheqës botërorë para takimit të Tetshes - 2004-06-09


Pritet që Iraku, gjendja në Lindjen e Mesme dhe terrorizmi të mbizotërojnë diskutimet në takimin e nivelit të lartë të Grupit të Tetshes, i cili hapet sot zyrtarisht.

Udhëheqësit botërorë filluan të arrinin dje në ishullin Sea të shtetit jugor amerikn Georgia, ku do të zhvillohet takimi.

Presidenti Bush, i cili kryeson takimin, zhvilloi bisedime kokë më kokë mbi terrorizmin, Irakun dhe çështje të tjera me udhëheqësit e Kanadasë, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë.

Duke folur para se Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratonte projektrezolutën që mbështet transferimin e planifikuar të pushtetit në duart e një qeverie irakiane me 30 qershor, Presdienti Bush tha se rezoluta do të ishte një katalist për ndryshime dhe e cilësoi miratimin e saj si një moment të rëndësishëm.

XS
SM
MD
LG