Lidhje

Sadam Huseini do t'i dorëzohet qeverisë irakiane - 2004-06-15


Presidenti Bush tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak do t’ia dorëzojë ish diktatorin irakian Sadam Husein qeverisë së re të përkohëshme në një kohë të përshtatshme.

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë presidenti tha se koalicioni kërkon të sigurohet se do të ketë kushte të mjaftueshme sigurie për të garantuar gjykimin e Sadam Huseinit për vrasjet makabre gjatë regjimit të tij.

Zyrtarë të lartë irakianë kanë thënë se Sadam Huseini do të dorëzohet më 30 qershor me transferimin e sovranitetit në duart e tyre.

Në një zhvillim tjetër gjenerali amerikan Mark Kimmit tha se mund të ketë viktima pas një sulmi mbi një autokolonë me kontraktorë civilë në afërsi të aeroportit të Bagdatit.

Ndërsa në qytetin jugor të Basrës, zyrtarët irakianë thanë se sabotatorët mund të kenë hedhur në erë dy pjesë të një rafinerie nafte duke ndalur prodhimin dhe ulur kapacitetin eksportues.

XS
SM
MD
LG