Lidhje

Edhe më shumë dhunë në Irak - 2004-06-20


Me 17 qershor terroristët hodhën në erë një makinë bombë në Bagdad. Më shumë se 35 njerëz u vranë nga shpërthimi, shumica e të cilëve ishin të rinj irakian të cilët po prisnin në rradhë në një qendër rekrutimi të ushtrisë.

Në të njejtën ditë, disa irakianë të tjerë u vranë nga shpërthimi i një bombe në një fshat në veri të Bagdatit. Po në fillim të javës, më 14 qershor, një autor sulmesh vetvrasëse hodhi në erë një kamion të mbushur me eksploziv në një autokolonë të kontraktuesve të huaj në Bagdad, ku u vranë të paktën 13 veta.

Rreth të njejtës kohë, shpërthyen edhe dy bomba të tjera, njëra në veri dhe tjetra në jug të qytetit. Nga këto shpërthime u vranë 8 veta. Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se terroristët e huaj dhe mbeturinat e regjimit të Sadam Husenit po bëjnë ç’është e mundur për të penguar paqen dhe sigurinë në Irak.

“Ata tani po i sfidojnë udhëheqësit e tyre dhe po luftojnë kundër ëndrrave të bashkatdhetarëve të tyre. Forcat e koalicionit janë atje për të ndihmuar qeverinë irakiane. Terroristët dhe mbeturinat e Sadam Huseinit po sulmojnë qeverinë si dhe interesat e tyre dhe interesat e popullit irakian. Ata duhet të mposhten. Ata nuk duhen lejuar që t’i mohojnë qytetarëve irakianë një të ardhme shpresëdhënëse. Ata nuk duhen lejuar që t’i kthejnë irakianët në të kaluarën,” thotë sekretari Powell.

Këshilltarje amerikane për Sigurimin Kombëtar, Condolesa Rice, tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara parashikon që të shtohen përpjekjet për të krijuar kaos në ditët para kalimit të pushtetit një qeverie të përkohshme më 1 korrik.

“Ne e dimë se periudha para kalimit të sovranitetit tek irakianët, si dhe periudha menjëherë pas kalimit të sovranitetit ka të ngjarë të karakterizohet nga më shumë përpjekje të dhumshme të terroristëve dhe elementëve besnikë të Sadam Husenit,” thotë ajo.

Megjithatë, tha zonja Rice, ëndrrat dhe shpresat e irakianëve duhet dhe do të ngadhnjejnë.

“Kalimi i sovranitetit është një hap vendimtar i popullit irakian në rrugën drejtë lirisë dhe të një jete më të mirë. Ka njerëz që po mundohen t’i ndalojnë këto zhvillime në Irak. Por tani me kemi partnerë të mirë në qeverinë irakiane të cilët ne mendojmë se do të jenë të ashpër kundër terrorizmit dhe kryengritësve të cilët po mundohen ta pengojnë këtë përparim.”

Shtetet e Bashkuara dhe koalicioni ndërkombëtar do të vazhdojnë ta mbështesin popullin irakian. Siç ka thënë presidenti Bush, koalicioni nuk do të trembet e as nuk të ndryshoë objektivin e tij. Më 1 korrik dhe më pas angazhimi ynë ushtarak dhe i rindërtimit do të vazhdojë.

XS
SM
MD
LG