Lidhje

Avokatët e Shkodrës protestojnë ndaj shkeljeve ligjore - 2004-06-22


Avokatët e Shkodrës bojkotuan sot gjithë seancat gjyqësore, në shenjë proteste ndaj asaj që ata e quajtën shkelje sistematike të të drejtave të tyre ligjore.

Kryetari i dhomës së avokatëve të Shkodrës, Qemuran Murati tha se, avokatët kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të dhunshme të policisë ndaj tyre ,si dhe krijimin nga ana e gjykatës dhe e prokurorisë, të kushteve të përshtatshme për veprimtarinë e tyre. Mes te tjerash, avokatët e Shkodres kërkojnë garantimin e pjesëmarrjes në momentin e ndalimit të klientëve të tyre nga ana e policisë dhe prokurorisë,sigurimit e kominikimit, në çdo kohë dhe vetëm për vetëm, të avokatit me të pandehurin si dhe ndalimin e veprimeve të dhunshme të policisë ndaj avokatëve,mosndalimin e tyre,të korrespondencës dhe të mjediseve ku avokatët ushtrojnë veprimtarinë.

Por ndryshe nga sa pritej, avokatët nuk janë shprehur sot për gjendjen e rëndë në të cilën mbahen klientët e tyre në dhomat e mbipopulluara të paraburgimit, gjendje kjo e vërejtur jo vetëm nga shoqatat dhe organizmat ndëerkombëtare,por edhe nga vetë policia.

Protesta e sotme morri shkas nga shoqërimi për rreth tre orë, në mjediset e policisë të njërit prej antarëve të dhomës së avokatëve të Shkodrës pas dyshimeve se, në bashkëpunim me klientin e tij ai ishin përpjekur të korruptonte me para gjyqtarin e çështjes.

Ndaj protestës dhe akuzave të sotme të avokateve,deri tani nuk ka reaguar as policia dhe as prokuroria, ndërsa kryetari i gjykatës së Shkodrës, Admir Thanza e ka cilësuar protestën si një veprim që bie ndesh me ligjin për avokatinë. Ai tha se, për pasojë të mosparaqitjes në detyrë të avokatëve, sot kanë dështuar dy gjykime për vlerësim të masës së sigurimit. Kryetari Thanza tha se, njëe pjesë e kërkesave të avokatëve, drejtuar gjykatës, ka kohë që kanë marrë zgjidhje,ndërsa pranoi si të drejtë kërkesën për një zyrë të avokatëve, brenda mjediseve të gjykatës, këerkesë e cila, sipas tij, do të plotësohet javën e ardhëshme.

//rd//

XS
SM
MD
LG