Une jam Dena Rohrabaker, perfaqesues republikan i zones zgjedhore numer 46 ne Kaliforni. Jam ketu ne Washington me miqte e mi shqiptaro amerikane per te marre nje cmim, cmim qe i perkushtohet paqes. Por mesazhi im dhe i tyre eshte se per te patur paqe, duhet patur liri. Nuk mund te kete paqe nese njerezve nuk u jepet mundesia te realizojne aspiratat e tyre ne formen e qeverisjes demokratike. Prandaj nuk ka arsye qe miqte tane ne Kosove te mos gezojne kete te drejte te kontrollojne fatin e tyre nepermjet votes. Nese ne, Shtetet e Bashuara nuk ngreme zerin ne mbrojtje te kesaj te drejte, paqe nuk do te kete. Une jam shume i lumtur qe marr kete cmim nga miqte tane shqiptaro amerikane, njerez qe kane ne zemer dashurine per liri e drejtesi, keta jane te gjithe amerkane te mire.
Por ne ceremoni ndodheshin jo vetem amerikane me prejardhje shqiptare, por edhe shqiptare me vizite ne Shtetet e Bashkuara. I tille eshte at Nikolle Marku. drejtues i kishes ortodokese autoqefaqle kombetare ne Elbasan dhe ne gjithe territorin e Shqiperise.
Lidhja qytetare shqiptare amerikane ka kohe qe ka ndermarre fushaten me moton Pavaresia e Kosoves Tani. Si organizate e njohur lobiste me ne krye nje ish ligjvenes energjik si Xho Dioguardi kjo shoqate ka mundur te siguroje pergrahjen e shume antareve te komisionit te kongresit per marredhenie me jashte, perfshi kryetarin e ketij komisioni republikanin Benjamin Gillman, i pranishem ne ceremoni.
Sherli Klojs, keshilltare per ceshtje Ballkanike, prane lidhjes qytetare, vlereson lart rolin dhe perkrahjen e ketyre ligjvenesve per ceshtjen e pavaresise e Kosoves, por ajo eshte e mendimit se per permbushjen e ketij qellimi, nevojitet jo vetem perkrahja e deges legjislative, Kongresit por edhe asaj ekzekutive, Shtepise se Bardhe. Per sigurimin e nje perkrahjeje te tille, thote Zonja Klojs, roli i komunitetit shqiptar te Amerikes eshte ekskluziv.
Vetem keshte mund te arrihet pavaresia tani, jo neser, jo pas nje viti jo pas 10 vjetesh, por tani, thote zonja Klojs.
//rd//