Lidhje

Shqipëri: vazhdojnë diskutimet rreth projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë - 2004-06-28


Në parlamentin shqiptar vazhdojnë diskutimet rreth projektligjit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik. Qeveria shqiptare ka paraqitur që javën e shkuar një skemë të kompensimit financiar me anë të një shpërblimi mujor që shkon nga 1 mijë lekë deri në 5 mijë sipas viteve të burgut. Nga ana e tyre përfaqësuesit e ish-të përndjekurve e kanë cilësuar si fyerje këtë skemë të propozura nga qeveria e cila sipas tyre është me shifra qesharake. Edhe sot në komisionin e ekonomisë ata deklaruan se kompensimi i kësaj shtrese duhet të bëhet sipas kodit penal, pra sipas ditëve të burgut që ata kanë kryer. Një kompensim që i përcmon të përndjekurit e ka cilësuar edhe opozita skemën e qeverisë. Kjo pikë ka bërë që diskutimet të mbeten pezull, pasi propozimi i qeverisë i referohet edhe eksperiencës së vendeve lindore për mënyrën e trajtimit të këtij problemi.

Në gjithë këtë debat ka dhe një pikë tjetër mosmarrëveshjeje që lidhet me numrin e të persekutuarve. Shifrat zyrtare flasin për afër 10 mijë të dënuar politikisht në kohën e diktaturës, ndërsa vetë shoqatat e të përndjerkurve japin një shifër gati dy herë e gjysëm më të madhe. E njëjta situatë dhe për numrin e të pushkatuarve, zyrtarisht janë mbi 600, ndërsa nga shoqatat pretendohet të jenë mbi 6 mijë.

Fillon raundi i ri teknik i bisedimeve për marrëveshjen e asocim stabilizimit

Në Tiranë sot pasdite nisi raundi i shtate teknik i bisedimeve për marrëveshjen e asocim stabilizimit mes Shqipërisë dhe Komisionit europian. Këto bisedime kanë në qendër të tyre tre tema: një që lidhet me një klauzolë për antimashtrimin, një tjetër me protokollin e orgjinës për mallrat dhe e treat protokoll i ndihmës së ndërsjelltë në administrative për doganat.

Bisedimet mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian zhvillohen në nivele teknike dhe politike. Ato janë hapur në fillim të vitit të shkuar. Qeveria shqiptare shpreson që t'i mbyllë ato në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ndërkohë ajo po përgatit planin e veprimit për partneritetin europian, një dokument që është futrur si një instrument i ri për të përshpjetuar procesin e përafrimit të vendeve që janë në proces të integrimit. Partneriteti evropian përcakton prioritetet afatshkurtra dhe aftagjata të cdo vendi.// lk //

XS
SM
MD
LG