Lidhje

Presidenti Bush: Iraku e ka vetë në dorë fatin e tij - 2004-06-28


Presidenti Bush dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, vlerësuan lart transferimin e sovranitetit në Irak. Presidenti Bush tha se populli irakian e ka përsëri vetë në dorë fatin e vendit të tij.

Duke folur në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Stamboll presidenti tha se bombat dhe sulmet terroriste nuk e penguan sovranitetin e Irakut dhe nuk do ta ndalojnë demokracinë në Irak.

Presidenti u zotua të mbështesë qeverinë kalimtare dhe tha se Kryeministri i Irakut, Iyad Allawi dhe koalicioni nuk do të thyhen para vrasjeve brutale.

Presidntit Bush dhe zotit Allawi mund t’i duhet të marin masa të ashpra për t’iu kundërvënë terroristëve si ekstremisti jordanez Abu Musab al-Zarqawi.

Kryeministri britanik, Tony Blair, theksoi besimin e tij se beteja për Irakun është vija e parë e fronit të luftës globale kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG