Lidhje

Irak:Ekstremistët thonë se kanë ekzekutuar një ushtar amerikan - 2004-06-29


Ekstremistët irakianë thonë se kanë ekzekutuar një ushtar amerikan të kapur në muajin prill.

Rrjeti televiziv al-Xhazira njoftoi të hënën në mbrëmje se ekstremistët irakianë thanë se e kishin vrarë ushtarin Keith Maupin për shkak të politikës amerikane në Irak.

Rrjeti televizi arab transmetoi një videokasetë me pamje të mjegullta të një pengu të gjunjëzuar, për të cilin thuhet se ishte ushtari amerikan. Por, vetë vrasja nuk është transmetuar dhe se zyrtarët ushtarakë amerikanë nuk kanë konfirmuar se ushtari Maupin ishte vrarë.

Ekstremistët irakianë kanë kërcënuar gjithashtu se do të vrasin me prerje koke një marins amerikan dhe një shofer pakistanez nëse forcat irakiane nuk lirojnë të burgosurit irakianë.

Ndërkohë, një grup i armatosur irakian thotë se do të ekzekutojë tre turq që mban peng nëse kompanitë turke nuk i japin fund të martën bashkëpunimit në Irak.

XS
SM
MD
LG