Kryeministri i Irakut Iyad Allawi tha se qeveria e tij do të marrë të mërkurën kujdestarinë ligjore të Sadam Husseinit dhe 11 ish-zyrtarëve të tjerë bathistë.
Disa orë pas njoftimit të zotit Allawi, autoritetet irakiane lëshuan urdhëra-arresti për Sadam Huseinin dhe 11 zyrtarët e tjerë, midis të cilëve edhe ish-kryeministri Tariq Aziz. Ushtria amerikane thotë se të ndaluarit që janë autoritete të larta me vlerë, do të vazhdojnë të mbahen nën arrest nga forcat e koalicionit, derisa Bagdadi të mund t’i mbajë ata vetë në vende të sigurta.
Zoti Allawi tha se ndaj Sadamit do të ngrihet padi të enjten nga një gjykatë irakiane. Autoritetet kanë thënë se gjyqi ndaj Sadam Huseinit do të jetë publik, por nuk dihet në se seanca e të enjtes, kur i pandehuri do të njihet me akuzat, do të jetë publike apo jo.