Lidhje

Sekretari Powell për vizitë në Sudan - 2004-06-30


Mijëra sudanezë brohoritën kur Sekretari Amerikan i Shtetit Colin Powell vizitoi një kamp për personat e zhvendosur në rajonin perëndimor të Darfurit.

Refugjatët e rrethuan zotin Powell, ndërsa ecte në rrugët e kampit dhe përmes tregjeve të vogla në periferi të kryeqytetit krahinor, El Fasher.

Zoti Powell tha se Shtetet e Bashkuara duan që forcat arabe të mbështetura nga qeveria t’i ndalin sulmet ndaj civilëve zezakë afrikanë, në mënyrë që njerëzit të ndjehen të sigurt për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Mbi një milion banorë janë zhvendosur nga konflikti në Darfur.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një projekt-rezolutë që do të vendoste një embargo armësh dhe një ndalim udhëtimi për forcat e armatosura arabe. Në projekt nuk parashikohet ndonjë masë kundër qeverisë sudaneze.

XS
SM
MD
LG