Lidhje

Rripi i Gazës: forcat izraelite sulmojnë një uzinë metali - 2004-07-05


Burime palestineze thonë se helikopterë ushtarakë izraelitë qëlluan me raketa një uzinë metali në një kamp refugjatësh palesatinezë në afërsi të qytetit Gaza.

Zyrtarë ushtarakë izraelitë nuk kanë bërë ndonjë koment në lidhje me sulmin e djeshëm. Nuk është e qartë as nëse sulmi la të vrarë apo të plagosur.

Ndërkohë, sipas burimeve palestineze, ushtarët izraelitë vranë një palestinez në qytetin jugor Rafah të Rripit të Gazës. Po të dielen, një kolon hebre dhe dy palestinezë u vranë në incidente të veçanta në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalem.

Dhe kreu i shërbimit sekret të Izraelit, Avi Dichter, paralajmëroi të dielen kabinetin izraelit se ekstremistët hebrenjë të krahut të djathtë mund t’i intensifikojnë veprimet e dhunëshme në parg të tërheqjes së planifikuar të Izrelit nga Rripi i Gazës.

XS
SM
MD
LG