Lidhje

Njeriu Merimange korr sukses. - 2004-07-09


Pjesa e dytë e filmit Spiderman, Njeriu Merimangë, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë amerikane në gjashtë ditët e para të shfaqjes së tij. Pjesa e parë e filmit siguroi mbi 820 milion dollarë fitime në tregjet botërore, duke u radhitur i pesti në filmat më fitimprurës në Amerikë.

Filmi është bazuar në karakterin e librave komikë mjaftë të njohur në Amerikë. Pjesa e dytë ribashkoi prodhuesit e filmit dhe aktorët e pjesës së parë, Tobey Maguire dhe Kirsten Dunst me regjisorin Sam Raimi. Por kur flitet për suksesin e filmit, njeriu merimangë nuk di si ta spjegojë këtë.

"Të them të drejtën nuk e di. Xhirimet ishin një eksperiencë e shkëlqyeshme për mua , dhe jam shumë i gëzuar dhe krenar që filmi po korr sukses".

Karakterit kryesor në film, Spiderman, vazhdon luftën e tij në dy fronte. Ai duhet të përballet me djalin e njeriut keqbërës, dikur ish shoku i tij, dhe nga ana tjetër, atij i duhet të shfaqë veten para, M.J. vajzës që dashuron.

***

Ndërkohë që gara për Shtëpinë e Bardhë vazhdon dhe bëhet edhe më e zjarrtë, edhe hollivudi ka filluar të shfaqë simpatitë politike. Komedianët Jack Black, William Macy etj, ishin ndër më të njohurit që shfaqën përkrhajen për kandidatin demokrat për president, John Kerri.

Në një koncert të zhvilluar në Los Angeles, për të grumbulluar fonde për fushatën elektorale të kandidatit demokrat, merrnin pjesë edhe Alex dhe Vannesa Kerry, dy vajzat e John Kerrit. Ato thanë për median se prania e tyre në koncert tregonte përkrahjen e fuqishme për babain e tyre. Politika dhe përkrahja e tyre nga grupe të veçanta në hollivud janë bërë tashmë çështje e ditës në shtypin amerikan.

Një pjesë e mirë aktorësh të njohur i janë bashkangjitur fushatës demokrate për të larguar presidentin Bush nga Shtpia e Bardhë në zgjedhjet e ardhëshme. Një hap i tillë ishte edhe dokumentari mjaft kritik ndaj administratës së presidentit Bush i regjisorit Michael More, film të cilin analistët e cilësojnë reklamë politike.

***

Këngëtari i njohur i muzikës Rock & Blues, Usher, po vazhdon të korrë sukses në mbarë botën. Albumi i fundit i tij i titulluar ”Confessions” zuri vendin e parë në listën e 200 albumeve më të mira dhe shiti 1,1 milion kopje në javën e parë të daljes në tregun botëror.

Tani Usher është artisti i vetëm që këndon solo me tre këngë hite në listën e dhjetshes më të mirë në Shtetet e Bashkuara, duke u renditur përkrah Beatles në vitin 1964 dhe grupit BeeGees në 1978.

Kenga Yeah, me të njohurën Lil’John dhe Ludacris qëndroi për 12 javë në vendin e parë. Kënga Burn, mbajti vendin e parë për dy javë në listën e 100 këngëve më të mira. Ndërsa albumi i fundit Confessions 2, arriti të zinte vendin e dytë.

"Ka kaq shumë gjërë për të arritur në jetë. Që të bëhesh më i miri i të gjitha kohërave duhet shumë kohë. Gjtihmonë jam përpjekur që të jem më i miri".

Usher filloi të angazhohet në muzikë në moshën 13 vjeçare, kur ai dhe mamaja e tij Jonnetta Payton, sot manaxhere e kompanisë së Usher, u shpërngulën për në Atlanta në vitin 1993. Pas një kontrate me kompaninë e regjistrimeve LaFace Records, dhe albumit me regjisorin Sean P. Diddy Combs, Usher filloi të njihet në skenat e muzikës amerikane. Këngëtari nga Atlanta është autor i teksteve të këngëve, aktor, producent muzike dhe mes çmimeve të shumta është edhe fitues i dy çmimeve Grammy.

XS
SM
MD
LG