Lidhje

Ekstremistët në Irak kanë vrarë një shtetas bullgar që mbanin peng - 2004-07-13


Ekstremistët në Irak kanë vrarë një shtetas bullgar që mbanin peng dhe po kërcënojnë se do të vrasin edhe një tjetër nëse forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk lirojnë të gjithë të burgosurit irakiane.

Ekstremistët, që mendohet se kanë lidhje me aleatin e dyshuar të al Qaidës, Abu Musab Al Zarqavi e ekzekutuan pengun dje dhe thuhet se kanë paralajmëruar se do të vrasin brenda 24 orëve edhe pengun tjetër bullgar.

Bullgaria ka në Irak rreth 500 trupa që shërbejnë me forcat shumëkombëshe.

Ndërkohë, Filipinet njoftuan se do të tërheqin para kohe trupat e tyre nga Iraku për të përmbushur kërkesën e ekstremistëve që po mbajnë peng një shtetas të tyre.

Zyrtarët filipinas thonë se numri i trupave të tyre në Irak tashmë është zvogëluar nga 51 në 43.

Dje Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi se negociatat me terroristët mund të japin një sinjal të gabuar. Ekstremistët kërkuan largimin e trupave filipinase një muaj para tërheqjes së tyre të planifikuar.//ii

XS
SM
MD
LG