Lidhje

Llotaria e vizave: Departamenti amerikan i Shtetit bën përzgjedhjen e finalistëve - 2004-07-23


Departamenti amerikan i Shtetit njofton se ka bërë përzgjedhjen e finalistëve nga e gjithë bota për 50 mijë vizat e imigracionit që do të jepen vitin e ardhshëm.

Në deklaratë të bërë dje, Departamenti i Shtetit thotë se ka zgjedhur rreth 100 mijë finalistë për llotarinë e përvitshme të vizave nga rreth 9 milion e 500 mijë aplikime.

Departamenti i Shtetit thotë se llotaria favorizon shtetasit e vendeve që kanë patur ritme të ulta imigracioni në Shtetet e Bashkuara.

Finalistët përfshijnë 3 mijë e 380 aplikantë nga Shqipëria dhe më shumë se 600 nga vendet e ish Jugosllavisë.//ii

XS
SM
MD
LG