Lidhje

Transnistria duhet të respektojë të drejtat themelore të njeriut - 2004-07-30


Elementë separatistë në Moldovë krijuan republikën separatiste të Transnistrias pas shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Popullsia prej 750 mijë vetash përbëhet nga moldovë, rusë dhe ukrainas.

Kohët e fundit autoritetet atje filluan të mbyllin me forcë shkollat në gjuhën moldove, të cilat përdorin alfabetin latin. Ivo Petrov i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë tha se mbyllja me forcë e një shkolle dhe masat e marra kundër një shkolle tjetër “u shoqëruan me akte vandalizmi dhe përdorimi i paligjshëm i kërcënimit me forcë nga forcat e rendit kundër fëmijëve, përfshirë jetimë, prindër dhe personelin shkollor.”

Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë veprimet në Transistria për mbylljen, kërcënimet dhe frikësimet në shkolla kundër prindërve dhe personelit shkollor. Autoritetet në Transnistria duhet të hapin menjëherë shkollat, të rivendosin lëvizjen normale të njerëzve dhe mallrave, të stabilizojnë gjendjen dhe të ngrenë për diskutim në forumet ekzistuese çdo shqetësim.

Gjendja e të drejtave të njeriut në Transnistria është e rëndë. Autoritetet vazhdojnë të përdorin torturat dhe arrestimet arbitrare. Kushtet në burgje janë të rënda. Autoritetet e Transnistrias kërcënojnë edhe median e pavarur. Në vitin 2003, gazeta opozitare Glas Naroda mori urdhër të mbyllte veprimtarinë si rrjedhojë e një akt-padije, të cilën shumë vëzhgues e kanë cilësuar si të motivuar politikisht.

Qeveria në Transnistria nuk respekton lirinë e grumbullimit dhe organizimit. Në raste kur autoritetet kishin miratuar leje për demonstrata, ata shpesh kanë kërcënuar organizatorët dhe pjesëmarrësit. Autoritetet kanë organizuar tubime masive në përkrahje të tyre, të cilat i kanë cilësuar si “tubime spontane të popullit.”

Edhe liria e besimit kufizohet. Gjatë viteve të fundit, qeveria e Transnistrias ka frikësuar dhe nuk i ka lejuar të regjistrohen qytetarët e kishës baptiste, metodiste apo të kishës the Living God. Grupe fetare të paregjistruara nuk lejohen të zhvillojnë veprimtari publike, si grumbullime shpirtërore.

Është e qartë se autoritetet e Transnistrias duhet të bëjnë shumë më tepër për të respektuar të drejtat themelore të njeriut. E vetmja mënyrë për të filluar këtë proces është duke rihapur menjëherë shkollat në gjuhën moldove dhe duke i lejuar popullsisë rumune të ruajë dhe të zhvillojë identitetin e saj gjuhësor, etnik dhe kulturor.

XS
SM
MD
LG