Lidhje

Vatikani mbron rolin e gruas në jetën familjare - 2004-07-31


Vatikani thotë se lëvizja moderne feministe përfaqëson një kërcënim serioz ndaj familjes tradicionale, si rrjedhojë e përpjekjeve për të minimizuar dallimet ndërmjet burrave dhe grave.

Në një letër me 37 faqe, Vatikani thekson se përpjekjet për të zhdukur dallimet gjinore kanë çuar në një barasvlerë ndërmjet marrëdhënieve heteroseksuale dhe atyre homoseksuale, duke i bërë sfidë dyzimit të natyrshëm nënë-baba.

Letra thekson se gratë duhet të respektohen dhe të gëzojnë të drejta të barabarta në vendin e punës. Por shton se punëdhënësit duhet të rregullojnë orarin e punës në mënyrë që gratë të mos detyrohen të braktisin jetën familjare. Shoqëria, thuhet më tej, duhet të vlerësojë si duhet punën e gruas në familje.

Letra u shkrua nga kreu i ortodoksisë i Kishës Katolike, Joseph Ratzinger dhe u miratua nga Papa Gjon Pali i Dytë. Ajo iu dërgua në muajin maj peshkopëve dhe u bë publike sot.

//rd//

XS
SM
MD
LG