Lidhje

SHBA: Rritet niveli zyrtar i kërcënimit terrorist - 2004-08-01


Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shkallën e rrezikut nga sulmet terroriste për disa qendra kyçe financiare në Uashington, Nju Jork dhe Nju Xhersi, duke cituar kërcënime për një sulm tjetër nga ana e Al-Kaidës. Kjo është hera e parë që zyrtarët amerikanë japin informacion të hollësishëm rreth objektivave specifike.

Autoritetet federale paralajmëruan për sulme të mundshme terroriste nga Al-Kaida kundër disa qendrave të rëndësishme financiare në Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Departamentit për Sigurinë Kombëtare Tom Ridge tha se agjencia e tij ka informacion të besueshëm se rrjeti terrorist Al-Kaida ka në plan të përdorë një kamjon ose mainë bombë.

“Këto njoftime të zbulimit japin hollësi të shumta dhe specifike. Cilësia e informacionit të zbulimit, i bazuar në shumë burime rreth disa qendrave, shikohet rallë dhe është alarmant për sa i përket informacionit, si në sasi specifikisht”.

Zoti Ridge thotë se informacioni le të kuptohet se operativë të Al-Kaidës kanë marë masa të kujdeshme për të vënë në shënjestër 5 godina specifike. Mes tyre janë ndërtesa e bankës Citigroup dhe Bursa e Aksioneve në New York, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në Uashington, si dhe ndërtesa e firmës financiare Prudential në veri të Nju Xhersit.

Qeveria amerikane thotë se agjentë të Al-Kaidës kanë studjuar godinat e kësaj firme për një farë kohe. Sekretari Ridge e ngriti shkallën e rrezikut nga sulmet terroriste në portokolli ose Niveli i Lartë, që është niveli i dytë më i lartë në shkallën e qeverisë amerikane prej 5 nivelesh. Shkalla e rrezikut nga sulmet terroriste në pjesën tjetër të vendit vazhdon të jetë një shkallë më poshtë në statusin e ngritur ose në ngjyrë të verdhë.

XS
SM
MD
LG