Lidhje

Në New York rihapet Statuja e Lirisë - 2004-08-03


Një prej simboleve amerikane më të njohura të lirisë dhe demokracisë amerikane, Statuja e Lirisë u rihap sot për publikun gati 3 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Gjatë tre vjetëve të kaluar, sistemet e alarmit kundër zjarrit brenda statujës janë modernizuar. Tani vizitorët do të kenë mundësi të shohin brenda saj përmes një tavani prej xhami dhe do të jenë të shoqëruar nga një roje.

Statuja ka gjithashtu një sistem të ri ndriçimi dhe video-monitorimi. Turistët do të kenë përsëri mundësinë të ngjiten në tarracën e vëzhgimit të statujës për të shijuar një panoramë të Nju Jorkut dhe Gjirit të tij.

Statuja e lartë 46 metra është . Ajo u dhurua nga Franca në vitin 1886 dhe është e vendosur në ishullin Liberty Island të Gjirit të Nju Jorkut.

//ze//

XS
SM
MD
LG