Lidhje

Hagë: Millosheviç këmbëngul në vazhdimin e vet-mbrojtjes - 2004-08-16


Avokatët e caktuar nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në Hagë për të siguruar se ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç ka një gjyq të drejtë, kanë hedhur poshtë një propozim për ta detyruar ish presidentin jugosllav të pranojë avokat mbrojtës.

Në një notë që i paraqitën gjykatës, avokatët argumentojnë se emërimi i një avokati kundër vullnetit të të pandehurit, edhe në rastin kur kjo bëhet për të mos rrezikuar shëndetin e tij, është një shkelje e të drejtave të të akuzuarit për një gjyq të drejtë.

Avokatët thonë se caktimi i avokatëve mbrojtës për zotin Millosheviç, kundër vullnetit të tij, mund të bëhet shkak për të apeluar rezultatin e gjyqit.

Zoti Millosheviç këmbëngul në vazhdimin e vet-mbrojtjes. Mbi të akuzuarin rëndojnë më shumë se 60 akuza për krime lufte dhe gjenocid lidhur me konfliktet e viteve 90-të në ish-Jugosllavi.

Procesi dy vjeçar është shtyrë disa herë si rrjedhojë e problemeve shëndetësore të të pandehurit.

XS
SM
MD
LG