Lidhje

Amerikani Phelps mbyll garat e notit me 6 medalje ari - 2004-08-22


Dje ishte e shtuna superiore në lojrat olimpike të Athinës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Greg Haber, u hedh një vështrim garave të djeshme, përfshirë mbylljen e garave të notit, medaljen e parë të arit në atletikë dhe humbjen e dytë të ekipit amerikan të basketbollit.

Fenomeni amerikan i notit, Michael Phelps, fitoi medaljen e tij të 6 të arit ditën e fundit të garave të notit në këto lojra. Ekipi amerikan fitoi dje medaljen e artë duke thyer edhe rekordin botëror në garën 4 me 100 stil i përzier. Edhe 19 vjeçarit Phelps iu dha medalja e arit pa pasur nevojë të zhytej në ujë, pasi ai kishte marrë pjesë në garat e kualifikimit në këtë garë. Me tetë medalje, ai barazoi rekordin e gjimnastit rus, Aleksandër Ditjatin për numrin më të madh të medaljeve në një olimpiadë të vetme.

Australiani Grant Hacket mbrojti titullin e kampionit olimpik në garën 1 mijë e 500 metra stil i lirë, i pasuar nga amerikani Larsen Xhensen me medaljen e argjendit dhe britaniku David Davies me atë të bronzit.

Inge de Braouin e Holandës fitoi medaljen e arit në garën 50 metra stil i lirë, e pasuar nga Malia Matella e Francës dhe Lisbeth Lenton e Australisë. Ekipi australian i femrave fitoi medaljen e arit në garën 4 me 100 stil i lirë, duke thyer edhe rekordin botërorë. Amerikanet fituan medalejne argjendit, të pasuara nga gjermanet me medaljen e bronzit.

Në atletikë, Yulia Nesterenko e Bjellorusisë zuri vendin e parë në garën 100 metra e pasuar nga amerikania Lorin Williams dhe Veronika Campell e Xhamajkës.

Caroliana Kluft e Suedisë fitoi medjaljen e arit në Heptathlon. Natalia Sadova e Rusisë siguroi medaljen e arit në hedhjen e diskut, e pasuar nga Anasatasja Kelesidu e Greqisë.

Në basketboll, Lituania mundi ekipin amerikan me rezultatin 90-94. Tani amerikanët duhet të fitojnë ndeshjen e tjetër kundër Angolës në mënyrë që të kualifikohen për çerekfinalet. Italia mundi Kinën 89 me 52, Argjentina fitoi ndaj Zelandës së Re me rezultatin 98-94 dhe Spanja mundi Serbinë e Malin e Zi 76 me 68.

Në tenis, Xhastine Hardene e Belgjikës fitoi medaljen e arit, e pasuar nga Amelie Mauresmo e Francës dhe Alicia Molik e Australisë.

Gjermania mori dje një lajm të keq lidhur me garat në kalorësi. Gjykata e Arbitrazhit për sportin arriti në përfundimin se Francës dhe jo Gjermanisë duhet t’i ishte dhënë medalja e arit në garat si ekip. Kjo do të thotë se Britania merr medaljen e argjendit dhe ekipi amerikan atë të bronzit.

Por, Ralf Shuman i Gjermanisë zuri vendin e parë në qitje të shpejtë me pistoletë në garën 25 metra dhe ekipi i Koresë së Jugut mundi në harkëtari ekipin Tajvanez, duke siguruar medjalen e arit. Medaljen e bronzit e fitoi ekipi Ukrainas.

Ben Ainslie i Britanisë fitoi garën e lundrimit për meshkuj në kategorinë Fin. Amerikanët Paul Foerster dhe Kevin Burnham fituan medaljen e arit në kategorinë 470 të lundrimit. Dhe Greqia fitoi medlajen e arit në kategorinë 470 të lundrimit për femra. Pas ditës së tetë të garave, Shtetet e Bashkuara kryesojnë tabelën e madaljeve me 47, 19 prej tyre të arta.

XS
SM
MD
LG