Lidhje

Luftime të reja në Naxhaf - 2004-08-23


Sot në qytetin irakian të Naxhafit u zhvilluan luftime të reja mes forcave amerikane dhe forcave të armatosura shiite, përreth xhamisë së Imam Aliut.

Forcat amerikane i përforcuan turpat përreth qytetit të shenjtë të Naxhafit, ku janë pozicionuar ekstremistët. Në të gjithë zonën dëgjoheshin të shtënat e armëve dhe shpërthime të fuqishme, ndërsa në qiell ngriheshin shtëllunga të zeza tymi. Nuk ka pasur njoftime të konfirmuara për viktima.

Luftimet e reja zhvillohen pas bisedimeve të paftrytshme midis udhëheqësve të moderuar fetarë shiitë dhe forcave të armtosura, besnike të klerikut radikal Moqtada al-Sadr, lidhur me kalimin e kontrollit të xhamisë në duart e udhëheqësve fetarë shiitë.

Ndërkohë, një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se një qytetar turk dhe dy irakianë humbën jetën në një pritë në qytetin Tikrit në pjesën veriore të Irakut.// lk //

XS
SM
MD
LG