Lidhje

E enjtja në Rusi është ditë zie për 89 viktimat e rrëzimit të dy avonëve - 2004-08-26


E enjta në Rusi është ditë zie për 89 viktimat e rrëzimit thuajse të njëkohsh[m të dy avonëve ditën e martë.

Hetuesit thonë se nuk kanë të dhëna për të provuar nëse përplasjet ishin pasojë e veprimeve terroriste. Të dy avionët u ngritën nga aeroporti Demodedovo i Moskës dhe u zhdukën brenda disa minutash njëri pas tjetrit. Nuk pati të mbijetuar nga asnjëri avion, por hetuesit federalë kanë gjetur kutitë e zeza të të dy avionëve dhe po i studiojnë ato për të gjetur shkakun e rrëzimit.

Zyrtarët kanë marrë të gjitha masat për t’u përballur me dhunën në prag të zgjedhjeve presidenciale në Çeçeni, ku saperatistët janë fajsëuar për një seri shpërthimesh vetëvrasëse gjatë viteve të fundit.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shtimin e masave të sigurimit në të gjitha aeroportet e Moskës.

XS
SM
MD
LG