Gjykata e Lartë e Kilit ka miratuar vendimin e një gjykate të një shkalle më të ulët, e cila lejon që ish presidenti Augusto Pinoçet të ndiqet penalisht për shkelje të të drejtave të njeriut.
Gjykata e Lartë vendosi sot në Santiago që gjenerali 88 vjeçar nuk gëzon imunitet si ish-president lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij rreth të ashtuquajturit Operacioni Kondor. Ky operacion ishte një plan i koordinuar nga udhëheqësit ushtarakë të Amerikës Latine në vitin 1970 dhe 1980 për shtypjen e kundërshtarëve të tyre politikë.
Gjenerali Pinoçet ishte në pushtet në periudhën 1973-1990. Çështja që e bëri gjeneralin Pinoçet të humbiste imunitetin është ngritur nga të afërmit e njerëzve që janë zhdukur gjatë Operacionit Kondor.
Gjykatat kiliane kishin refuzuar më përpara që t’i hiqinin munitetin gjeneralit, meqenëse avokatët e tij kishin thënë se ai ishte në gjendje të paaftë mendore. Por paraqitja e tij në një intervistë me një stacion televiziv amerikan u duk sikur e hodhi poshtë atë pretendim.
//ze//