Dhe para se të ndahemi një lajm nga hapsira. Kujt do t’i shkonte ndër mendje se astronomët do të zbulonin katër planete të reja brenda një jave. A nuk të jepte kjo përshtypjen e një epokë të re më të zhvilluar ku shkenca ndodhet në kërkim të botëve të reja.
Shkencëtarët thonë se asnjë nga trupat e zbuluar hapsinor nuk mund të gabohet si binjakë të planetit tonë. Disa, mesa duket janë më të vegjël dhe disa më solidë siç janë toka apo Marsi. Kërkimi për gjetjen e planeteve të reja është fusha më e nxehtë në astronomi për qindra kërkues.
Tre grupe në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë pritet të shpallin zbulimin e eksoplaneteve të reja, pra të atyre që sillen rreth yjeve dhe jo rreth diellit. Një nga zbuluesit e grupit amerikan tha në një konferencë shtypi me NASËN se dy nga trupat e reja të zbuluara mund të krahasohen për nga madhësia me planetët e sistemit tonë diellor si Urani dhe Neptuni, të cilët janë 14 herë më të mëdhenj se toka.
Shumë nga zbulimet e mëparshme i janë afruar madhësisë së Jupiterit i cili është 318 herë më i madh se planeti ynë. Por ajo që vlen të përmendet në këtë zbulim është se gjithçka u arrit përmes një numri teleskopësh të vegjël.
Në 20 vitet e ardhëshme NASA shpreson të ndërmarrë misione vëzhgimi për të patur një pamje më të qartë të eksoplaneteve dhe ndoshta të gjejë disa që janë më të ngjashëm me tokën. Misioni i parë do fillojë në vitin 2007.
//ze//