Lidhje

Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat Kerry filluan fushatën intensive - 2004-09-03


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat John Kerry filluan një fushatë intensive vetëm 60 ditë para zgjedhjeve presidenciale. Presidenti Bush rifilloi fushatën e tij pas mbylljes së kuvendit republikan, ku ai dha një përmbledhje të asaj që ai e cilësoi planin e tij të qartë për ndërtimin e një bote më të sigurt.

Në Pensylvania, Zoti Bush tha se sulmet terroriste dhe skandalet korporativ që ka kaluar vendi e kanë bërë atë më të fortë. Të premten presidenti vazhdoi fushatën e tij Wisconsin dhe Iowa. Të enjten në New York, zoti Bush tha se vendi po fiton luftën kundër terrorizmit dhe po punon për shpërndarjen e demokracisë. Ai tha se do të reformojë Sigurimet Shoqërore, do të thjeshtësojë ligjin e taksave dhe do të kufizojë shpezimet federale.

Presidenti bëri gjithashtu krahasimin e biografisë së tij me atë të rivalit të tij, senatorit demokrat John Kerry. Ai e quajti politikën e zotit Kerry si “politikë e së kaluarës.”

Ndërkohë, kandidati demokrat për president John Kerry nuk ka humbur kohë për t’iu përgjigjur fjalimit të presidentit Bush. Senatori Kerry zhvilloi një tubim në mesnatë në Springfield, Ohio, disa minuta pas fjalimit të presidentit Bush në kuvendin kombëtar republikan në qytetin e New York-ut. Ai iu përgjigj akuzave të bëra në kuvendin republikan që thoshin se ai është i papërshtatshëm për të qenë president, duke thënë se presidenti Bush është i papërshtatshëm për shkak të politikave të tij ekonomike dhe udhëheqjes së tij të gabuar në luftën në Irak.

Zoti Kerry do të fillojë një fushatë prej miliona dollarësh sot në disa nga shtetet vendimtare në këtë fushatë. Një reklamë në Ohio do të përqendrohet në humbjen e 230,000 vendeve të punës që nga koha kur presidenti Bush erdhi në pushtet.

XS
SM
MD
LG