Lidhje

Shpërndahet qeveria e Osetisë Veriore - 2004-09-09


Udhëheqësi i republikës ruse të Osetisë Veriore që përjetoi tragjedinë e përgjakshme të pengjeve në Beslan, shpërndau qeverinë e rajonit, pasi u zotua një ditë më parë se do të ndërmerrte një masë të tillë.

Presidenti i Osetisë Veriore Aleksander Dzasokhov e shpërndau sot qeverinë, por tha se vetë do të vazhdojë të qëndrojë në post.

Dje më shumë se 1 mijë protestues kërkuan dorëheqjen e qeverisë, si rrjedhojë e trajtimit të krizës së pengjeve. Shumë veta bënë thirje edhe për dorëheqjen e zotit Dzasokhov.

Këto zhvillime ndodhën pasi qeveria qendrore e Rusisë tha se do t’u paguajë rreth 3 mijë e 400 dollarë familjeve të secilit person të vrarë në incidentin e Beslanit.

Zyrtarët rusë thanë se personat e plagosur gjatë incidentit do të marrin secili nga 1 mijë e 700 dollarë, ndërsa pengjet e tjera nga 500 dollarë.

XS
SM
MD
LG