Lidhje

Gjermania: Partia e kancelarit Shrëder humb terren në zgjedhje - 2004-09-20


Rezultatet paraprake nga dy shtete gjermane tregojnë se Partia Socialdemokrate në pushtet e Kancelarit Gerhard Schroeder humbi dje në zgjedhje mbështetje të konsiderueshme kundrejt partive të së djathtës ekstreme dhe atyre të majta.

Parashikimet në televizionin gjerman tregojnë se koalicioni në fuqi e ka ruajtur pushtetin në Bradenburg, por me një mbështetje që ka rënë ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Partia e Socializmit Demokratik, trashëgimtarja e komunistëve gjermano-lindorë dhe Bashkimi i Popullit Gjerman, një frocë e së djathtës ekstreme fituan vota të mjaftueshme për t’u përfaqësuar në legjislaturën e shtetit.

Në Saksoni, partia e zotit Schroeder fitoi me një diferencë fare të vogël votash ndaj Partisë Demokratike Kombëtare, që shihen nga shumë gjermanë si neo-naziste.

Qindra demonstrues, disa prej të cilëve thërrisnin “jashtë nazistët”, marshuan dje në mbrëmje në Dresden.

Mbështetja për Kancelarin Shrëder po bie, pasi reformat ekonomike pritet të pakësojnë shërbimet sociale dhe pagesat për të papunët.

XS
SM
MD
LG