Zyrtarët sirianë fajësuan Izraelin për shpërthimin e djeshëm të një makine bombë në Damask që shkaktoi vdekjen e një anëtari të lartë të grupit ekstremist palestinez Hamas.
Zyrtarët sirianë thonë se vrasja e Iz el-Din al-Sheikh Khalilit ishte sulm terrorist.
Organizata Hamas u zotua të hakmerret për sulmin. Disa anëtarë kërcënuan se do të sulmojnë izraelitët që udhëtojnë jashtë vendit. Por, zyrtarë të tjerë të Hamasit thanë se grupi do të vazhdojë politikën e ndërmarrjes së sulmeve vetëm në Izrael dhe territoret palestineze.
Izraeli nuk ka bërë komente rreth shpërthimit. Por, kanali dy televiziv i Izraelit tha se agjentë izraelitë ishin pas sulmit.
Nga fillimi i këtij muaji, autoritetet izraelite u zotuan të godasin udhëheqës të Hamasit jashtë vendit pasi grupi vrau 16 vetë gjatë shpërthimeve vetëvrasëse kundër autobusëve izraelitë.