Lidhje

Akuza ndaj 6 shqiptarëve për trazirat e marsit në Kosovë - 2004-09-29


Prokurorët e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork akuzuan 6 shqiptarë për vrasjen e një serbi dhe rrahjen e të ëmës së tij 77 vjeçare në muajin mars.

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Kosovë, Thomas Monaghan tha se ky është rasti i parë i një sërë akuzash për rastet më të rënda të dhunës së marsit ku humbën jetën 19 persona dhe mijëra mbetën pa strehë.

Tre prej të pandehurve tha ai, janë akuzuar për vrasjen e një burri 51 vjeçar, ndërsa 5 janë akuzuar për rrahjen e të ëmës së tij. Gruaja e moshuar vdiq pas dy muajsh në spital, por autoritetet nuk kanë qënë në gjendje të provojnë se vdekja ishte e lidhur me rrahjen.

Qeveria e Serbisë është ankuar shpesh për masa të pamjaftueshme nga UNMIK-u për të mbrojtur serbët e Kosovës. Ajo u ka bërë thirrje banorëve serbë të bojkotojnë zgjedhjet e tetorit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG