Lidhje

Shpërthim në Anahut të Irakut - 2004-10-06


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 10 persona u vranë dhe 24 u plagosën nga një shpërthim që mesa duket ishte sulm vetëvrasës me makinë bombë në një zyrë rekrutimi të Gardës Kombëtare në qytetin perëndimor të Anahut.

Ndërkohë në Bagdad zyrtarët qeveritarë dhe përfaqësues të klerikut shiit Moqtada al-Sadr janë angazhuar në bisedime për t’u dhënë fund luftimeve disa javore sporadike në lagjen Sadr City.

Në jug të kryeqytetit, në provincën Babil, forcat amerikane dhe irakiane janë në ditën e dytë të një operacioni në shkallë të gjerë për të marrë nën kontroll zonat që kontrollohen nga kryengritësit.

Ndërkohë, avionët luftarakë amerikanë sulmuan një ndërtesë në Falluxha ku dyshohej se po takoheshin përkrahësit e terroristit të kërkuar Abu Musab al-Zarqawi.

Ndërsa një shpërthim me bombë në anë të rrugës në Basra shkaktoi vrasjen e një irakiani dhe plagosjen e një tjetri.

XS
SM
MD
LG