Lidhje

SHBA: Bush, Kerry, vazhdojnë fushatën elektorale - 2004-10-14


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat Xhon Kerri vazhduan sot fushatën zgjedhore, pas debatit të mbrëmshëm, i treti dhe i fundit në prag të zgjedhjeve të 2 nëntorit.

Të dy kandidatët do të flasin në Las Vegas të shtetit Nevada, para se të vazhdojnë tubimet në shtete të tjera. Presidenti Bush do të shkojë në shtetin Oregon, ndërsa senatori Keri në shtetin Iowa.

Mbrëmë kandidatët theksuan qëndrimet e tyre dhe akuzuan njëri-tjetrin gjatë debatit, që u përqëndrua kryesisht në çështjet e politikës së brendshme.

Senatori Keri tha se gjatë administratës së presidentit Bush ka pasur humbje masive të vendeve të punës, ulje të tepruara taksash dhe miliona amerikanë nuk kanë pasur sigurime shëndetësore.

Presidenti Bush tha se ulja e taksave që ai vuri në zbatim ndihmoi në kapërcimin e rënies ekonomike. Ai e akuzoi kandidatin demokrat se nuk do të jetë në gjendje të mbulojë shpenzimet e nevojshme për zbatimin e premtimeve që ai ka bërë, përfshirë edhe zgjerimin e sigurimeve shëndetësore.// lk //

XS
SM
MD
LG