Lidhje

Muzika e kompleksit Ozomatli - pasqyrë e larmisë etnike të Kalifornisë  - 2004-10-14


Kalifornia ka 33 milionë banorë dhe është shteti me popullsinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Shtimi i popullsisë ka sjellë një sërë ndryshimesh. Ndryshimi i përbërjes së popullsisë ka tronditur strukturen kulturore të këtij shteti. Vetëm në Los Angeles, që është qyteti me popullsinë më të madhe, imigrantët nga të gjitha vendet e botës kanë krijuar një komunitet me shumëllojshmëri racash dhe me një larmi etnike që të befason. Korrespondenti i Zërit të Amerikës u takua kohët e fundit me një grup muzikantësh të rinj, që vetëquhen kompleksi Ozomatli dhe që mund të thuhet se është tepër karakteristik për qytetin e Los-Angelosit, që po bëhet gjithnjë e më tepër një qytet kozmopolitan.

Kompleksi Ozomatli e ka marrë emrin nga një mit i lashtë indian i sektit Aztec. Tingujt e krijuar bazohen në shprehje të ndryshme muzikore që mund t’i dëgjosh anë e mbanë qytetit të Los Angeles-it. Ja si shprehet kitaristi Wil-Dog Abers: ”Jam rritur në një ambjent me popullsi të ndryshme, si nga Amerika Latine, me afrikano-amerikanë, me armenë, filipinas; kam shkuar për darkë tek njerëz me prejardhje të ndryshme dhe në këtë mënyrë kam mësuar për muzika dhe guzhina të ndryshme... Mund të them: qyteti ynë nuk ka tjetër në botë...”-thotë artisti.

Një pjesë e madhe e repertorit të grupit Ozomatli përmban ritme muzikore afrikane dhe amerikano-latine dhe ky grup ka patur vazhdimisht parasysh synimin për të krijuar muzikë tradicionale dhe me një shumëllojshmeri sa më të madhe: ”Muzikë tradionale do të thotë çdo lloj muzike e tipit hip-hop, mund të jetë muzikë latine e tipit salsa, funk, reggae e të tjera, por çfardo muzike që përpiqemi të krijojmë, e bejmë këtë duke mësuar më mirë rrënjët e saj. Ekziston një ndjenjë e tillë tek grupi ynë, për të mësuar për popujt me origjina të ndryshme, sepse në këtë mënyrë ne edhe mësojmë nga njëri tjetri”- thotë Abers.

Karakteristikë kryesore e grupit Ozomatli është se ai u përmbahet me përpikmëri traditave të muzikës tek e cila bazohet. Astrabal Sierra është këngëtari kryesor i grupit. Ai i bie njëkohësisht edhe trombës. ”Ne bëjmë gjithshka për të mësuar sa më shumë nga muzika tradicionale, në mënyrë që ajo mos të tingëllojë e zbrazët, të jetë pa shije apo të ngjajë si një muzikë e imituar dhe jo origjinale. Ne bëjmë çmos të mësojmë sa më shumë mbi kulturen dhe njëkohësisht edhe muzikën, në mënyrë që mos fyejmë askënd.”- thotë Sierra.

Ashtu si vetë grupi, edhe admiruseit e Ozomatlit janë shumë eklektikë. ”Kur sheh spektatorët e koncerteve tona, vë re se janë nga të gjitha llojet e njerzëve. Sheh njerëz të veshur si indianët e Kanadasë të ulur pranë të rinjve me bluza me mëngë të shkurtëra, ose pranë një personi që duket i frikshëm. Pra, ata janë njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë.”- thotë muzikanti Abers.

Asbrubal thotë se ai mendon se si grupi, edhe admiruesit e tij kanë filluar një mision zbulimi: ”Aq sa ka njerëz në botë-miliona apo miliarda, po aq ka edhe pikëpamje të ndryshme...",- thotë ai.

Grupi Ozomatli beson se këto miliona pikëpamje të ndryshme duhet të shfaqen edhe nëpërmjet muzikës.// lk //

XS
SM
MD
LG