Lidhje

Shkallëzim i sulmeve në Falluxha - 2004-10-15


Trupat amerikane dhe irakiane kanë shkallëzuar sulmet nga ajri dhe toka kundër objekteve që dyshohen si baza terroriste në qytetin Falluxha, në perëndim të Bagdatit.

Banorët thanë se gjatë ditës janë kryer disa prej bombardimeve më intensive të fushatës që vazhdon prej disa javësh për të pastruar qytetin nga terroristi Abu Musab al-Zarkavi dhe besnikët e tij.

Zyrtarët e spitalit të qytetit thanë se të paktën tre persona u vranë nga goditjet gjatë natës. Sot trupat zunë pozicione në qytet. Dje, dështuan negociatat e paqes ndërmjet qeverisë dhe udhëheqësve të qytetit.

Policia tha se trupat amerikane kanë ndaluar kryenegociatorin e qytetit, Khaled al-Jumeili.

Ndërkaq, në jug të Bagdatit kryengritësit kryen një sulm me makinë-bombë para një stacioni policie, ndërkohë që filloi muaji i shenjtë i Ramazanit. Dhjetë civilë u vranë.// lk //

XS
SM
MD
LG