Lidhje

SHBA: Bush, Kerry vazhdojnë fushatën elektorale  - 2004-10-15


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat, Xhon Keri, filluan dje një turne në kuadër të fushatës elektorale nëpër disa shtete, ndërkohë që anketat e opinionit tregojnë se dy kandidatët gëzojnë mbështetje të barabartë. Sipas sondazhit të rrjetit televiziv NBC, 48 për qind e votuesve të mundshëm mbështesin zotin Kerri dhe 48 për qind përkrahin presidentin. Deri ditën e zgjedhjeve kanë mbetur më pak se tri javë.

Të dy kandidatë ishin dje në qytetin Las Vegas të shtetit Nevada. Presidenti Bush u tha përkrahësve se tre debatet midis kandidatëve i kanë bërë të qarta dallimet në veprimtaritë e tyre dhe se presidenti është krenar për punën e tij. Në të njëjtën kohë, Presidenti Bush e cilësoi rivalin e tij si liberal përsa u përket taksave dhe shpenzimeve qeveritare.

Ndërsa senatori Kerri tha në një kuvend pensionistësh se ai nuk pajtohet me propozimet e presidentit për reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor. //bsa//

XS
SM
MD
LG