Lidhje

Itali: Një ministër thotë se po bëhet fushatë kundër tij - 2004-10-17


Një politikan italian, kandidatura e të cilit për t’u bërë anëtar i Komisionit Evropian ka ngjallur debate, thotë se ministrat evropianë anti-kristianë kanë ndërmarrë një fushatë urrejtjeje kundër tij.

Ministri italian për çështje evropiane Rocco Butiglione la të kuptohet sot në një intervistë dhënë gazetës Corriere della Sera, se Bashkimi Evropian mund të ketë një listë të zezë me të krishterët që organizata nuk do që të jenë në shërbimin publik. Katoliku konservator u shpall i pakualifikuar javën e kaluar nga një komision parlamentar i Bashkimit Evropian, pjesërisht sepse e ka cilësuar homoseksualitetin “një mëkat”.

Zoti Buttiglione ka kandiduar për t’u bërë anëtar i Komisionit evropian të Drejtësisë. Atij mund t’i mohohet posti vetëm nëse ligjvënësit e Bashkimit Evropian hedhin poshtë gjithë kandidaturat e komisionit.

Zoti Buttiglione tha sot gjithashtu se komentet e tij në një artikull sipas së cilave gratë e pamartuara nuk janë nëna aq të mira, ishin marrë jashtë kontekstit. Ai tha se komenti i tij ishte një metaforë për bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për marrëdhëniet në politikën e jashtme.

XS
SM
MD
LG