Lidhje

Del Ponte dhe Ashdown bënë thirrje për reforma ligjore në Bosnje Hercegovinë - 2004-10-20


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi dhe ndërmjetësi kryesor ndërkombëtar për Bosnje Hercegovinën bënë thirrje për reforma ligjore që do t’i krijonin mundësi këtij vendi t’i gjykonte krimet e luftës brenda sistemit të tij të drejtësisë.

Kryeporokurorja Karla Del Ponte dhe ndërmjetësi Paddy Ashdown e bënë këtë thirrje sot gjatë një takimi në Hagë.

Nesër ligjvenësit në Bosnje pritet të shqyrtojnë disa shtojca ligjore për të krijuar një gjykatë për krimet e luftës në vendin e tyre deri në janar të vitit 2005.

Një deklaratë e Gjykatës së Hagës vinte në dukje se dy zyrtarët ranë dakort se në se shtojcat ligjore nuk miratohen “do të minonin seriozisht përpjekjet për t’i nxjerrë kriminelët e luftës para drejtësisë.”

//ze//

XS
SM
MD
LG