Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Ukrainën se mund të ballafaqohet me pasoja negative nëse në zgjedhjet e nesërme presidenciale nuk zhvillohen në bazë të standardeve ndërkombëtare.
Misioni amerikan pranë Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë nxorri një deklaratë të fortë, në të cilën thuhet se nëse votimi nuk është i drejtë dhe i lirë, Ukraina mund të përballet me masa ndëshkuese.
Zëdhënësi amerikan në Departamentin e Shtetit, Richard Boucher, tha se fushata zgjedhore në Ukrainë nuk është zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare, por ai tha se autoritetet ukrainase kanë ende kohë për të ndërprerë dhunën dhe të krijojnë mundësitë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
Edhe Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase të ndalojnë shkeljen e procesit demokratik në fushatën e zgjedhjeve.
Kryeministri Viktor Janukoviç dhe udhëheqësi i opozitës, Viktor Jushçenko, janë kandidatët kryesorë në këtë garë të fortë presidenciale. //IB